Veliaj: “Takohem me Ramën 20 herë në ditë”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, i cili u rikonfirmua zyrtarisht sërish si kandidat i PS për bashkinë e kryeqytetit, ka folur për marrëdhënien e shumëdiskutuar me Ramën.

I ftuar në emisionin “Opinion” në “Tv Klan”, ai tha se marrëdhënia e tij me kryeministrin Rama është si mishi me thoin.

Ai madje zbuloi edhe disa detaje interesante. Duke dëshmuar për marëdhënien e ngushtë me Ramën, Veliaj tha se komunikojnë rreth 20 herë në ditë.
“Mishi me thoin nuk di të jenë më afër seç jam unë me Edi Ramën. Sinkronizim, vendimmarrje dhe pasion, unë nuk di të ketë pasur Tirana.

Unë dhe kryeministri flasim rreth 20 herë në ditë.

Unë jam pjesë e Partisë Socialiste, jap kontributin tim. Në 30 vite e dyshoj se do gjeni një rast kur një kryetar bashkie të jetë më afër me kryeministrin se unë me Edi Ramën.

Di t’ju them që unë dhe kryeministri flasim mesatarisht 20 herë në ditë”.

Loading...