Agron Bajlozi, i cili sot ndërroi jetë nga Covid-19 një ditë pas të motrës Irena, kishte përjetuar një tjetër humbje, pak vite më parë.
Bëhet fjalë për të birin Serdi Bajlozi, i cili në moshën 17-vjeçare u vra gabimisht në korrik të vitit 2013.
Adoleshenti ishte me pushime tek halla e tij, në verën e vitit 2013, kur plumbi që nuk ishte për të, i mori jetën gabimisht.
17-vjeçari, djali i vetëm i familjes Bajlozi humbi jetën, bashkë me dy persona të tjerë, pas një sherri banal që ndodhi në Vlorë, vetëm një muaj para se të festonte 18-vjetorin e lindjes.
Por vuajtjet në këtë familje nuk kanë përfunduar me kaq.
Një ditë më parë humbi jetën Irna, e ndërsa sot Agroni, këtë herë të dy vdiqën pas luftës më virusin e tmerrshëm Covid-19 dhe pas dy javëve përpëlitje në spital.
Agron Bajlozi ishte efektiv i Policisë kufitare në Qafë Thanë.