Një ditë më parë, një 27-vjeçar mbeti i plagosur me thikë pak orë pas mesnate. Bernard Oruçi, 27-vjeçari i plagosur ka folur për JOQ ALBANIA, duke sqaruar se ai ishte qëlluar nga vëllai i tij 20 vjeç, i cili tashmë është arrestuar. Sipas tij, shkak është bërë alarmi i telefonit që 27-vjeçari kishte vendosur për t’u ngritur që ta hante syfyr për Ramazan. Alarmi duket se kishte shqetësuar vëllain e vogël, i cili e ka qëlluar me thikë, por sipas tij e gjitha ka ndodhur në mënyrë aksidentale.
“Une jam personi qe jam plagosur dhe e gjitha kjo ka ndodhur ne menyre aksidentale. Jam rrezuar mbi mbajtesen eneve ku aty ka qene dhe thika. Kjo eshte dje deklarata qe kam dhene po mesa po shof lajmi eshte ekzagjeruar. Po e vertet ka qene ora 3-3:30, isha ngritur për syfyr. Une ju kam thene ne menyre aksidentale. Vëllai është arrestuar, pasi më ka shtyrë pa dashje, jo me qëllim,”– shkruante Bernard Oruçi.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Vëllai i madh, Bernard Oruci, kishte vendosur alarmin e telefonit për tu zgjuar nga gjumi për të ngrënë syfyr, gjë që duket se acaroi vëllanë e tij, Egzonin. Bernard Oruci u dërgua në spital, ku sipas policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Egzoni është prangosur.