Vëllai i Admir Murataj: “Do i gjejmë shokët që lanë në rrugë”

Cen Murataj, vëllai i Admir Muratajt, grabitësit të vrarë nga Policia në Rinas, ka dhënë një deklaratë për mediat pak minuta pasi ka mësuar në morg se i vrari është vëllai i tij, që nuk e ka takuar prej dy vjetësh..

“Thonë që e kanë hedhur shokët e vet aty, tha Cen Murataj. – Nuk njohim asnjërin, do të interesohemi se kush janë.

Shokët do t’i gjejë policia, por dot interesohemi t’i gjejmë edhe ne. Po s’i gjeti Policia, do t’i gjejmë me mënyrat tona.

Meqë thonë se Admiri ishte organizatori, do të shohim se sa organizator ishte Admir Murataj. Ai është vegël, se organizatori nuk vritet.

Do ta shohim se kush janë shokët që e lanë në rrugë.” përfundoi ai.

Loading...