Vëllai i Saimir Taullaut bie nga kati i tretë, biznesmenit nga Lushnja që iu bë atentat në 2018

Albert Taullau 58-vjeçari që ka humbur jetën ditën e sotme në Lushnje duke rënë nga kati i 3 i vilës është vëllai i Saimir Taullaut, biznesmenit nga Lushnja të cilit i është bërë atentat në Tetor 2018, dhe që mundi t’i shpëtonte.
Fatmirësisht Taullau i shpëtoi atentatit mbrëmjen e 24 nëntorit të vitit 2018, pasi dy persona të maskuar qëlluan me breshëri drejt lokalit, tek rrethrrotullimi i Plugut.

Ai mori vetëm një plumb ku u dërgua për ndihmë mjekësore, por të nesërmen u arratis nga ambjentet e spitalit. 47-vjeçari njihet si person me precedent të mëparshëm penale.

Loading...