Vëllait tim – Vëlla, ka kohë që ke një heshje të bukur, një heshtje vigane – Nga Anila Toto (Krijuesit e Labërisë)

VËLLAIT TIM

Vëlla,
Ka kohë që ke një heshje të bukur,
Një heshtje vigane,
Një heshtje magjike
Nga ato që të mbyllin
Në njëqind çmendina.
Por të heshtin në çastet tragjjike.

Ke një heshtje të butë,
Një heshtje që të vë në lojë,
Një heshtje që vëllazërisht të puth
E pastaj do të më dëbojë.

Një heshtje parajse,
Një heshtje të hidhur,
Një udhë ku dy botët
I mban lidhur…

Një heshtje të dashur,
Një heshtje mizore,
Hakmarrje e pashpallur,
Ose…
Dashuri hyjmore!

Anila Toto

Njoftim : Portali www.laberianews.com  në kuadër të nismës  “Mbështesim krijuesit e Labërisë”, ideon, krijon dhe dizenjon bolgje personale për poetët e labërisë . Në zbatim të kësaj nisme, të gjithë krijuesit e labërisë mund të kenë një dritare personale (falas) ose një blog personal (me kosto minimale/simbolike) ku të përmbledhin gjithë krijimtarinë e tyre, poezitë, prozat, tregimet, romanet, reagimet, opinionet, fotot etj.

Kush është i interesuar të  ketë nje dritare personale ose blogun personal në hapësirat e www.laberianews.com mund të na kontaktojë në:  E-mail : laberianews@gmail.com ose ne facebook : https://facebook.com/Laberianews/

Keto jane disa blogje krijuesish të labërisë të dizenjuara nga Labërianews:

http://ademnuhaj.laberianews.com/

http://rudinapapajani.laberianews.com

http://zilfomuco.laberianews.com/  

http://pajtimgraci.laberianews.com/

Loading...