Vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë marrë një vemdim pozitiv për turizmin këtë vit. Mësohet se vendet anëtare kanë rënë dakord që të hapin në bllok kufijtë për udhëtarët e vaksinuar plotësisht nga COVID-19.
Lajmi u bë me dije nga mediat ndërkombëtare, sipas të cilave, diplomatët në Bruksel kanë zhvilluar një takim, ku është diskutuar situata e pandemisë në botë. Duket se Bashkimi Europian me nisjen e sezonit turistik do të hapë dhe kufijtë për personat që janë vaksinuar plotësisht me dy doza.
NDërkohë që fushata e vaksinimit ka nisur me ritme të shpejta në të gjithë botën.
Loading...