Vendoset edhe në Kotë të Vlorës busti i Ismail Qemalit. Ja kush kontriboi dhe kush e realzoi veprën !

Në Njësinë Administrative Kotë ,Bashkia Selenicë, u organizua ceremonia për inagurimin e vendosjes së bustit të Ismail Qemalit, kontribut i z.Bujar Leskaj dhe një vepër e skulptorit Zeqir Alizoti.

Fjala përshëndetëse u mbajt nga Kryetari i Bashkisë Selenicë z.Përparim Shametaj në prani të banorëve të Kotës dhe gjithë Njësive Administrative të Bashkisë Selenicë.

I pranishem ishte edhe Zoti Bujar Leskaj i cili foli për vlerat dhe rolin historik të Ismail Qemalit, për ngritjen e flamurit dhe formimin e shtetit të parë Shqiptar.

Përshëndetën dhe dy grupet folklorike, grupi Çipini dhe grupi i Drashovicës.

Loading...