Vendosi 140 shezlongë pa leje në plazhin e Zvërnecit Vlorë, procedohet 50-vjeçari, detaje

DVP Vlorë, Si rezultat i kontrollit të territorit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë k riminale në fushën e k ultivimit të bimëve n arkotike, në bazë dhe të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të k anabisit në fshatin Vranisht.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për H etimin e K rimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. H., pasi dyshohet se ka kultivuar fidanë të dyshuar c an nabis sativa në një sipërfaqe toke në fshatin Vranisht.

Paraditen e djeshme, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me DVP Tiranë, u bë e mundur gjetja e shtetasit të m itur R. T., 12 vjeç, i cili ishte larguar disa ditë më parë, nga banesa e tij në Tiranë. I m ituri aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë për veprën p enale “Trafikimi i të miturve”, shtetasja B. M., 50 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi është konstatuar duke shfrytëzuar 12-vjeçarin për të lypur.

Gjatë ditës së djeshme, në vijim të fazës së dytë të operacionit “Bregdeti ynë”, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u procedua penalisht shtetasi:

T., 50 vjeç, banues në Vlorë. Gjatë kontrollit të ushtruar në plazhin e Zvërnecit, Vlorë, u konstatua se ky shtetas kishte zënë hapësirën publike duke vendosur 140 shezlongë dhe 80 çadra pa lejen e organeve kompetente.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Rreth orës 03:10, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një lokal, në pronësi të shtetasit K. Sh., ku ka vetëm dëme të vogla materiale. Grupi H etimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Loading...