Vendosin flamurin e LGBTQ në Ambasadë/ Vladimir Putin tallet me amerikanët

Ambasada amerikane në Rusi ka vendosur flamurin e LGBTQ në muret e saj për të festuar të drejtat e këtij komuniteti dhe presidenti Putin ka gjetur rastin të ironizojë.

Sipas Putin, ky flamur reflekton orientimin seksual të stafit në Ambasadën e Amerikës në Moskë.

Putin është shprehur se ngritja e flamurit të LGBTQ-së “zbuloi diçka për njerëzit që punojnë aty”.

Ai ka thënë:

“Megjithatë nuk është punë e madhe. Ne kemi folur për këtë shumë herë, dhe pozicioni ynë është i qartë. Po, kemi miratuar një ligj që ndalon propagandën e homoseksualizmit midis të miturve. Edhe çfarë? Lërini njerëzit të rriten, të rriten dhe pastaj të vendosin fatet e tyre.“

Legjislacioni rus ndalon marshimet e komunitetit LGBTQ dhe gjatë fushatës Putin është shprehur se nuk do të lejonte që nocioni tradicional i një nëne dhe babai të zhvishej nga ato që ai i quante “prindi numër 1” dhe “prindi numër 2”.

Loading...