Venecia / Arrestohen 13 shqiptarë trafikonin dhe shisnin kokainë në qendrën historike të qytetit

Policia italiane arreston 13 shqiptarë, nën akuzën e trafikimit dhe shitjes së kokainës të destinuar për tu tregtuar në qendrën historike të Venecies.

Operacioni i quajtur Fontega, prej kohësh kishte nën vëzhgim anëtarët shqiptarë të bandës të cilët punonin në qendrën historike të lagunës. Ata shfrytëzonin një pune normale për të qenë në gjendje të lëvizin të pashqetësuar në kanalet e Venecias, ku edhe shisnin lëndën narkotike.
Banda ishte tejet e strukturuar solide, piramidale dhe e organizuar, e ndarë sipas detyrave dhe niveleve, e pajisur me struktura logjistike të veçanta.

Loading...