Vepra e kompozitorit Aulon Naçi interptetohet në pragë nga ansambli i muzikës konteporane

Mbrëmë në sallën “Atrium” në Pragë, emocionet ishin të veçanta dhe shumë inkurajuese për kompozitorin Aulon Naci , kur vepra e tij për quintet “ Altruego” u interpretua nga ansambli i muzikës kontemporane.

Publiku i cili ndjek vazhdimisht këto koncerte impenjative duartrokiti me ovacione “Altruegon” dhe së bashku me instrumentistët u bënë pjesë e “Lojës së Maskave” do të thoshte Pirandello.

“Falenderoj përzemërshisht pianistin Egli Prifti për ftesën dedikimin dhe për gjithçka, dhe që me shumë pasion dhe përkushtim interpretoi në Piano veprën “Altruego” së bashku më instrumenistët Çek. Gjithashtu falenderoj profesorin e katedrës së kompozicionit Profesor Ondrej Stochl për ftesën në festival, për punën e përkushtuar që bëri me përgatitjen dhe dirizhimin e “Altruegos”, për seminarin e mbajtur në konservator me studentët e kompozicionit dhe vlerësimin si kompozitor, dhe pa harruar falenderoj gjithashtu pianisten Paola Rrapaj për kujdesin si personazhi i gjashtë me rolin më të fshehtë por të rëndëshishëm në lojën e maskave” – u shpreh nëpërmjet një statusi në profilin e tij ne facebook kompozitori Aulon Naci.

 

 

Loading...