Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në SHBA. Njihuni me Julia Yonkoëski, amerikania e cila në një ditë të bukur gjen në llogarinë e saj bankare 1 miliardë dollarë. Gruaja ka treguar se shkoi të marrë 20 dollarë, por kuptoi këtë gjë.
Ajo nuk ka pranuar ti marrë, port ë kërkojë ndihmë që ti rikthehen pronarit.
“U tmerrova. E di që shumë njerëz do të mendojnë se jam budallaqe, se më ka rënë lotaria, por unë u tmerrova. Doja të tërhiqja 20 dollarë, por bankomati më tha që do të kaloja në “overdraft”, kështu që e lashë fare. Nuk tërhoqa, por vendosa të kontrolloj balancën time. Shtanga kur pashë 1 miliardë aty. Kam lexuar për njerëz që i kanë marrë, por pastaj janë detyruar që t’i kthejnë. Unë nuk do t’i merrja kurrë, pasi nuk janë paratë e mia”, tregon Julia.