Njihuni me Gilbert Poole Jr, 56 vjeçari i cili 32 vite të jetës së tij i ka kaluar në burg, i akuzuar për vrasje. Pas 32 vitesh, ai u la i lirë pasi dolën prova se ai është i pafajshëm. 56-vjeçari u prangos në vitin 1988 për vrasjen e Robert Mejia, edhe pse e mohoi gjithmonë këtë krim.
Mediat e huaja shkruajnë se 56-vjeçari u la i lirë pas pas zbulimit të një prove 6 vite më parë, që u vërtetua këtë vit. “Kam kaluar dekada duke mësuar, lexuar, studiuar juridik, por asgjë nga ato nuk po funksiononte për mua,” tha 56-vjeçari në gjykatë.
Ndërkohë, ligji në Miçigan thotë se kushdo që lirohet pas një dënimi të gabuar ka të drejtë të marrë 50,000 dollarë në vit.
Loading...