Vetëdotëzohet në Policinë e Tiranës, Ervin Mata

Vetëdotëzohet në Policinë e Tiranës, Ervin Mata, i përfshirë në vrasjen e ndodhur në ish-Bllok në Tetor të vitit 2018. Report Tv mëson një pjesë të dëshmisë që Mata ka dhënë në polici.

Ai është shprehur se nuk ka lidhje me vrasjen e ndodhur, dhe se nuk ka qëlluar. “U largova se u frikësova, por nuk kam qëlluar.

Mua më sulmuan”, – mësohet të jetë shprehur Mata.

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e ish-bllokut në Tiranë, mbrëmjen e 4 tetorit të vitit 2018. Në një lokal u qëllua për vdekje Fabjol Gaxha, ndërsa mbetën të plagosur Ervis Martinaj dhe Eljo Hato.

Gaxha dyshohet se u qëllua për vdekje nga ish-komandoja Mervjol Bilo, i cili vijon të jetë ende në kërkim. Ervin Mata u vetëdorëzua këtë të shtunë në policinë e Tiranës.

Grupi i Ervin Matës u përlesh me grupin e Martinajt në lokal, ku u shënua një viktimë. Ervi Mata, është i dashuri i këngëtares së njihur Elvana Gjata.

Sipas hetimeve të kryera deri më tani, dyshohet se Fabjol Gaxha u qëllua për vdekje nga ish-komandoja Mervjol Bilo.

Shkak i dyshohet të ketë qenë prishja e pazareve të drogës, ku i përfshirë është edhe Eldi Dizdari, kushëri i Arbër Çekajt, i cili ishte pronari i kontenierit me 613 kg kokainë të fshehur ndërmjet bananeve, që u bllokua në Durrës në fundin e shkurtit të kaluar.

Loading...