Një djalë i ri vetëm 16 vjeç, i dha fund jetës në mënyrën më tr.agjike të mundshme duke u vetëva.rur.
Ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Verri të Fierit, rreth orës 16.30 të kësaj të diele.
Gjergji Tashi u gjet i va.rur nga familjarët në kasolle, duke bërë që policia të thellohet në hetime për të zbuluar më shumë mbi ngjarjen.
Fqinjët e familjes Tashi, deklarojnë se familja jetonte në kushte shumë të vështira ekonomike, pasi i ati kishte dalë në kemp, për shkak të problemeve shëndetësore.
Nga ana e tij i riu donte të linte shkollën dhe të ikte në emigrim, por ky vendim i tij ishte kundërshtuar nga familja.
Dyshohet se në kushtet e gjendjes së rënduar psikologjike, adoleshenti ka marrë litarin e bagëtive dhe ka va.rur veten në kasolle. /a.y/noa