Vetëm 25 vjec dhe fiton 1000 dollarë për një postim të vetëm në instagram

Një 25 vjeçare, e cila ekspozon format trupore në Instagram ka arritur të mbledhë mbi një milionë ndjekës në platformën sociale, falë imazheve të saj joshëse.

Danielley Ayala, nga Los Angeles, Kaliforni, nisi të shpërndante foto në Instagram në vitin 2017.

Prej asaj kohe e deri më tani, artistja e make up ka arritur të ketë 1.4 milionë ndjekës dhe tashmë seriozisht shprehet se fiton jetesën përmes fotove që shpërndan.

Ajo thotë se vetëm për një foto të postuar paguhet 1200 dollarë e sipër, pasi kompani të ndryshme duan ta përdorin atë si imazh për të reklamuar produktet e tyre.

Veç shpërndarjes së fotove të bukura, 25 vjeçarja jep edhe këshilla për ndjekëset e saj femra, duke përfshirë ide mbi mënyrën e të ushqyerit, dietën apo këshilla për ushtrime trupore.

Në mënyrë të ngjashme, ajo shpërndan edhe pjesë nga programi i saj i trajnimit, që e ndihmon për të mbajur trupin në formë.

Edhe pse punon me firmat dhe markat më të mëdha, Danielley shprehet se nuk e quan veten influencer.

Ajo e përshkruan veten si një vajzë normale, e cila mendon se fama që ka marrë në rrjetet sociale është paksa e çuditshme.

E reja shpjegon:

Instagrami është një platformë argëruese për mua. Unë e shijoj çdo foto që bëj, por nuk mund ta quaj veten influencer.”
Danielley shprehet se fama i duket e çuditshme në disa raste, teksa vë theksin se disa njerëz e harrojnë shpesh që ajo është një njeri normal si gjithë të tjerët.

Pavarësisht të ardhurave të mira që 25-vjeçarja merr nga Instagrami, shprehet se ka aspekte të jetës së saj, të cilat kanë vështirësi.

Ajo shprehet:

Një nga gjërat që kam mësuar në Instagram është që njerëzit mendojnë se ata mund të thonë ç’të duan për ty pasi ti nuk do dëgjosh apo nuk do shikosh asnjëherë asnjë gjë nga ato që ata thonë. Është një koncept me të cilin nuk bie dakord”.
Edhe pse ka një numër tepër të madh ndjekësish, Danielley thotë se nuk i duhet të bëjë ndonjë gjë kush e di se çfarë për të mbajtur trupin në formë.

Madje ajo shton se ha shumë dhe shpesh, ushqehet edhe keq.

Loading...