Vetëm 4 rastet e reja me COVID-19 në vend në 24 orët e fundit

Janë vetëm 4 rastet e reja me COVID-19 në vend në 24 orët e fundit.

Dr. Eugena Tomini deklaroi se shkon në 872 numri i të prekurve.

Konfirmohen 4 të shëruar në 24 orët e fundit.

Njoftimi i Ministrise se Shendetesise:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i fton qytetarët të respektojnë rregullat, të ruajnë distancimin fizik dhe higjienën personale; bizneset të zbatojnë protokollet e sigurisë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.

Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

Testime totale 11089
Testime molekulare 10559
Testime serologjike 530
Raste pozitive 872
Raste të shëruara 654
Raste Aktive 187

Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 87
Krujë 56
Shkodër 17
Kamëz 12
Fier 5
Kurbin 3
Elbasan 3
Mirditë 1
Berat 1
Durrës 1
Korçë 1

Loading...