Vajza e Ashley Cain Azaylia u nda nga jeta, vetëm tetë muajshe.
Babai 30-vjeçar ndau me ndjekësit lajmin tronditës sot, duke shkruar: “Pusho princeshë e parajsës. Unë do të të mbaj gjithnjë në zemrën time derisa të të mbaj përsëri në krah në parajsë”.
Ashley Cain postoi këtë fotografi për të dhënë lajmin tragjik Azaylia ka vdekur
Nëna e saj shtoi: “Ti je ëngjëlli im rrahja e zemrës time shpirti im, gjithmonë do të jesh me mua si një shenjë dore në zemrën time”.
Prindërit kishin mbetur të shkatërruar pasi mjekët gjetën më shumë tumore dhe mbaruan mundësitë për të shpëtuar vajzën e tij të vogël, që po luftonte me një formë të rrallë të leukemisë. Për javë të tëra, mjekët kanë thënë që vajza e guximshme mund të kishte vetëm disa”ditë për të jetuar”, por Ashley dhe Safiyya refuzuan të heqin dorë nga shpresa.
Megjithatë, përkundër gjithë dashurisë dhe shpresës në botë, fëmija i ëmbël i çiftit trim është rrëmbyer mizorishtnga vdekja në vitin e parë të jetës së saj. Prindërit e saj u përpoqën t’i bënin ditët e saj të fundit sa më të lumtura dhe të rehatshme për vajzën e tyre.