Vetëm një mendje e mprehtë mund ta mposht djallëzinë e këtij ekuacioni

Nuk ka asgjë më intriguese se një gjëegjëzë e mirë që të stimulon trurin dhe të kthjellon mendjen. 

Sigurisht që zgjidhja e tyre nuk të jep adrenalinën e një hedhje me parashutë por ushtrimi me lojëra logjike dhe gjeagjëza mund të ndihmojnë trurin që të mos plaket.

Dhe sigurisht të sjell edhe kënaqësi.

Mosbarazimi që ne duam t’ju propozojmë sot (6-2+8=4) vjen nga matematika elementare, por zgjidhja e tij nuk e kërkojmë përmes kalimeve algjebrike, por nëpërmjet zhvendosjes vizuale. Pra:

– Zgjidhja e ekuacionit duke e kthyer atë në një barazim të vërtetë mund të arrihet me anë të një lëvizjeje inteligjente TË VETËM NJËRIT PREJ SHKOPINJVE.

– Nuk lejohet shtimi i shkopinjve të ri, apo heqja e atyre ekzistues.

Ndryshe nga ajo që mund të duket në pamje të parë, ju paralajmërojmë se zgjidhja nuk është aspak e thjeshtë, madje, krijuesit e këtij ekuacioni vizual kanë filluar t’i quajnë “djallëzor” (luciferians) nëpër web.

Jeni gati?

Shikojeni me vëmendje dhe shikoni sesa të zhvilluar e keni përfytyrimin kombinatorik, përpara se të lexoni zgjidhjen tonë në paragrafin mëposhtë, na thoni zgjidhjen tuaj ashtu siç ju vjen në mendje, pastaj rikthehuni këtu dhe lexoni zgjidhjen mëposhtë:

Ekuacioni është gjashtë plus dy minus tetë baraz me katër dhe me një lëvizje inteligjente mund të tranformohet në tetë plus dy minus gjashtë baraz me katër. Et voilà! / Konica.al

Loading...