Vetëvaret me carcaf në burg autori, vrau me sopatë bashkëfshatarin

Burgjet shqiptare jane kthyer serish ne vendin e nje ngjarje te rende në qelite e Krujës ku një i burgosur është gjetur i vetëvrarur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në burgun “Zaharie”, të Krujës, ku i dënuari është gjetur në qeli i vetëvarur me çarçaf.

I burgosuri i vetëvarur këtë të dielë në punë është Zamir Topi, autor i vrasjes së Dashnor Osmanit në pazarin e Korçës rreth 5 muaj më parë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në janar në pazarin e Korçës, ku Zamir Topi pas një konflikti që kishin prej vitesh për një vend në varreza ka vrarë me disa goditje në kokë me sopatë, 50 vjeçarin Dashnor Osmani.

Autori vuante dënimin në burgun e Krujës pasi ishte me probleme të shëndetit mendor.

Loading...