Një person ka kryer vetëvrasje me armë zjarri para ndërtesës së parlamentit të Serbisë në Beograd.
Ministria e Brendshme tha se më 23 janar një person, në të 50-at, e ka qëlluar veten me armë zjarri në gojë dhe ka vdekur në vend të ngjarjes, raporton REL.
MPB-ja dhe as autoritetet e tjera atje nuk kanë dhënë detaje të tjera për këtë rast.
Burri vrau veten në shkallët që çojnë në hyrjen e ndërtesës së parlamentit.
Kjo është vetëvrasja e dytë në po atë vend që nga 2002-a, kur ish-ministri i Brendshëm, Vlajko Stojiljkoviq, qëlloi veten për vdekje pak pasi ligjvënësit kaluan një ligj që lejonte ekstradimin e të dyshuarve nga tribunali i Hagë për krime lufte.
Ai vdiq dy ditë më pas. Stojiljkoviq ishte akuzuar për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë.