Një pacient i spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, me inicialet L.S., 60 vjeç, është vetë hedhur nga lartësia dhe si pasojë ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur në orën 00:30 pas mesnatës së sotme.
“Me datë 30.11.2020, rreth orës 00:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi L.S.,60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë”, – njofton policia.
60-vjeçari nga Rrësheni kishte 10 ditë që ishte shtruar në spital me Covid-19.
60-vjeçari është viktima e pestë që hidhet nga spitalet Covid, 4 raste janë shënuar vetëm te “Shefqet Ndroqi”, ndërsa një te Spitali Infektiv.
Formalisht në komunikatën zyrtare thuhet se grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë shkuan në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të saj.
Me vetëvrasjen më të fundit, shtohet shumë intensiteti i vetëflijimeve në spitalet Covid, sidomos tek ish Sanatoriumi.
Është e paqartë pse po ndodh kjo. Transparenca e organeve shtetërore mbetet në nivele të ulëta. /e.a/noa.al/