Vetingu i ashpër? Soreca: Reforma s’është e përsosur, vetingu mund të zbutet më vonë

“Reforma në drejtësi nuk është e përsosur, është e qartë që ka qenë një aventurë unike. Ka nevojë për më shumë burime që vetingu të ecë më shpejt”. Mes te tjerash keto ishin pohimet e ambasadorit te BE ne Tirane Luigi Soreca.

Në një orë intervistë në Euronews Albania, ambasadori i BE, z. Luigi Soreca u pyet edhe për vonesat dhe mangësitë e reformës në drejtësi.
“Mendoj që reforma në drejtësi është më shumë se e domosdoshme,” shtoi ai.

I pyetur nëse duhen lehtësuar disi kriteret, të cilat janë kritikuar nga disa si shumë të ashpra dhe të vështira, ambasadori u përgjigj kështu:

“Kjo duhet parë në një fazë të dytë, tani përparësia e vërtetë është përfundimi i ngritjes së institucioneve, përparësia numër një për Gjykatën kushtetuese, të Lartën,” tha z. Soreca.

Gazetarja Ilva Tare e pyeti ambasadorin lidhur me fakti që BE është pjesë e reformës në drejtësi përmes Misionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe me besimin e disave se BE ka njëfarë konflikti interesi kur bëhet fjalë për suksesin e reformës.

“Reforma nuk është e përsosur dhe zbatimi i saj ka treguar se ka hapësirë për përmirësim, është rreptësishtë e domosdoshme për Shqipërinë.

Numri i të larguarve është tejet i lartë për të thënë se nuk ka qenë e nevojshme,” komentoi ambasadori Soreca, duke shtuar se nuk ka qenë në detyrë kur u miratua reforma në drejtësi dhe kjo i ka mundësuar ta shohë reformën dhe në distancë në mënyrë jo të njëanshme.

Loading...