Vetingu në Polici, seancat publike nisin javën e ardhshme

Të martën e ardhshme pritet të nisin zyrtarisht seancat publike për Vetingun në Policinë e Shtetit dhe Gardën e Republikës së Shqipërisë.

Burime zyrtare, bënë të ditur për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se të martën e ardhshme, pra më 5 nëntor pritet të startojë procesi i Vetingut në Policinë e Shtetit dhe Gardën e Republikës, proces i cili do të nisë nga nivelet më të larta, deri te ato më të ulëta. Të enjten e 7 nëntorit pritet seanca e dytë

Në proces nuk do ketë asnjë punonjës të përjashtuar, madje dhe rekrutët e rinj do jenë pjesë e tij.

Fillimisht do vlerësohen 245 dosje, që është dhe pjesa e kompetencës së komisionit të jashtë të vlerësimit. Prioritet kanë 45 dosjet e para, pasi procesi nis nga maja e piramidës së secilës prej organizatave.

Puna me këto 45 dosjet e para nuk pengon punën për 200 dosjet e tjera. Për ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit është një rrethanë që merret parasysh nga organet e vlerësimit si të gjitha rrethanat e tjera dhe nuk do të ketë një përjashtim automatik. Për rekrutët e rinj, sipas ligjit, edhe këta në momentin që rekrutohen në Policinë e Shtetit dorëzojnë deklaratat përkatëse dhe do vlerësohen në vetting sipas gradës që kanë. Duke qenë se futen me gratë 500 patrullat e përgjithshme me gradën më të lartë, ndërsa ekselentët me gradën nën komisar, i bije që vlerësimi i tyre do të bëhet në fazën e tretë, pasi të mbarojnë dhe gradat e mesme”

Sipas ligjit, kush përjashtohet nga Policia e Shtetit nuk kthehet më në trupën e Policisë së Shtetit dhe angazhimi i tyre në sektorin privat të sigurisë do vlerësohet rast pas rasti, në varësi të rrethanës prej së cilës është larguar nga detyra. /atsh

Loading...