Perdorimi nder shekuj si bime kurative
Ne shekullin e 10te, mjeket arabe e perdornin sherebelen per te kthjelluar mendjen.
Nder shekuj sherebela eshte perdorur per te kuruar probleme te rrugeve te frymemarrjes. Murgjit e mesjetes e kane bere shurup duke e kombinuar me mjalte dhe uthull molle dhe e kane perdorur si ilac kunder kolles, ftohjeve, dhimbjes se grykeve dhe bronkitit.
Kinezet e lashte e kane kembyer nje kuti sherebele nga Hollanda me tre kuti caji te zi. Ata e kane perdorur si konservant, si ilac por edhe si arome. Nje perdorim tjeter popullor ka qene konservimi i mishit me sherebel te thare dhe kripe, ne menyre qe te ruhej per nje kohe me te gjate.
Perdorimi i sherebeles ne kohet moderne
Acidet lyrore qe gjenden te sherebela kane veti antiseptike, antivirale dhe antimykotike. Gjithashtu sherebela ka veti anti-hidrotike duke ulur perspirimin nepermjet djerses. Ajo ka edhe veti antioksiduese dhe anti-inflamatore.
Caji i sherebeles me mjalte dhe leng limoni mbetet nje solucion shume i mire per gargar per bajamet e inlamuara dhe gryket e skuqura. Madje perdoret nga tenore te ndryshem per te permiresuar performancen vokale.
Nder shekuj caji i sherebeles eshte perdorur per te kthjelluar mendjen dhe per te stimuluar funksionin e trurit. Sipas studimeve duket se sherebela mund te kete efekt pozitiv per pacientet qe vuajne nga semundja e Alzheimer-it.
Si te beni leng sherebele:
1 kupe e gjysem gjethe sherebele te fresket
1 liter uje
10 kokrra star anise
Pergatitja
Zieni gjethet ne uje per rreth 15 min. Kullojini, derdheni lengun ne nje shishe sterile dhe mbylleni mire. Perdoreni si per freskim te fytyres, per te pastruar lekuren me nje pambuk te cilin e keni zhytur ne te, ashtu edhe per te dhene arome te kendshme ne trup.
Caj sherebele
Beni nje caj me 1 kupe uje qe zien dhe 1 luge te vogel sherebel te thare ose 2 luge te fresket. Lereni 5min, kullojeni dhe hidhini pak mjalte dhe pak limon.
Ky caj ka veti antimikrobiale dhe ndihmon ne uljen e djersitjes se padeshiruar. Ka disa tregues se caji i herebeles mund te ndihmoje edhe ne stabilizimin e nivelit te sheqerit ne gjak por nuk duhet te merret vazhdimisht.
Pini cajin e sherebeles 1 here ne dite nga nje kupe per 10 dite rradhazi. Beni pushim 3-4 dite dhe me pas rinisni.
Kujdes: grate shtatzane dhe ato qe ushqejne foshnjet me gji nuk duhet te perdorin cajin e sherebeles pasi mund te ndikoje ne kontraksione te uterusit si dhe ne uljen e prodhimit te qumeshtit te gjirit./blerina