Veton Surroi tha se presidenti Hashim Thaçi ndjek vetëm interesin e tij personal dhe është i paditur, ndërsa kryeministrin Ramush Haradinaj e konsideroi si person me inteligjencë natyrale.
“Ai ndjek interesin personal dhe nuk njeh skrupuj për të ndjekur këtë interes personal. Ai është i paditur dhe me atë mos dije ka krijuar atë karrierë politike. Është i paditur në kuptimin e ndërtimit. Njeriu mund të jetë i ditur për të thyer një mur me matrapik, por duhet të jetë i ditur edhe për të ndërtuar murin. Ai është i ditur për thyer dhe për të penguar. Albin Kurti është larg njohurive që ka Hashim Thaçi. Ramush Haradanaj ka një inteligjencë natyrore dhe aftësi për të mbledhur informata”- tha Surroi.
(BalkanWeb)