Vettingu shkarkon nga detyra të zgjedhurin e Metës në gjykatën Kushtetuese

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçin.

Edhe pse u konfirmua në detyrë, Komisioneri Publik ankimoi vendimin e KPK me argumentin se gjyqtari kishte probleme sa I takon kriterit të pasurisë.

Me shkarkimin e Besnik Muçi, Kushtetuesja futet sërish në ngërç pasi ngelet me 3 anëtarë.

Besnik Muçi u zgjodh nga ana e presidentit Meta si anëtar për gjykatën Kushtetuese.

Shkarkimi i Mucit ndodhi pas referimit te materialeve shtese nga DSIK qe theksoi se Muci kishte mardhenie financiare per blerje shtepie e makine me dy persona me precedent penale.

Loading...