Video – Ja si vandami shqiptar terrorizoi spanjollët për 3 kilometra! Mbi kroskot, me duart gjak duke goditur xhamin e parë..

Gjithçka nisi pasi turistët spanjollë refuzuan të konsumonin ushqimin e porositur, pasi sipas tyre u shërbye në mënyrë jo korrekte.

Pronari i lokalit Mihal Kokëdhima ka sulmuar turistët duke u hedhur në pjesën e parme të makinës e duke goditur xhamin e përparmë. Në një video të bërë publike nga report TV duke qartë se si Kokëdhima sulmon turistët duke tgyer pothuajse tërësisht xhamin.

Automjeti drejtohet nga një shofer shqiptar. Edhe pasagjeri i parë dhe një tjetër udhëtarë janë shqiptarë, ndërsa në furgon dëgjohen të flasin të frikësuar edhe turistët spanjollë.

Ata kanë njoftuar policinë, ndërsa nga sa dëgjohet në video, ata janë nisur nga Porto Palermo, ndodhen pranë Qeparosë, dhe do të shkonin deri në Sarandë në stacionin e policisë për ta dorëzuar aty pronarin që i rrezikoi jetën.

Gjithçka mund të ishte kthyer në një tragjedi. Rruga nga Porto Palermo në Himarë për në drejtim të Sarandës, është mjaft e vështirë, e ngushtë dhe me kthesa të forta.

Teksa situata është bërë gjithnjë edhe më e vështirë, në një rrugë prej 3 kilomtrash me pronarin e çmendur mbi furgon, turistët spanjollë dhe shqiptarët i kërkojnë të zbresë. Edhe vet Mihal Kokëdhima, 51-vjeçar, kërkon që makina të ndalojë pasi nuk ka më forcë të qëndrojë mbi xham teksa furgoni është në ecje. Por edhe pasi ndalon dhe zbret nga xhami i përparmë i automjetit, Mihal Kokëdhima kërkon të hapë derën e furgonit dhe t’i sulmojë sërish turistët.

Debati mes Kokëdhimës dhe turistëve

Mihal Kokëdhima: Mbaje, mbaje, mbaje se do hidhem unë po mbaje – o ç’vdiqa, mbaje këtu të thash se do vdes këtu

Shqiptarët në furgon: Zbrit nga makina tani, zbrit poshtë

Po na ndjekin nga mbrapa të tjerët

Nuk do ndaloj fare, do shkoj në polici direkt

Merrni policinë, do vijë këtu policia, në Sarandë do vemi

Shkoni në polici kështu

Telefonata me policinë: Ngrini postbllok në Qeparo…erdhën me thika, kanë thyer makinën

Në atë moment në rrugë shihet teksa kalon edhe një furgon policie i FNSH-së i cili ka ndërhyrë menjëherë duke arrestuar Kokëdhimën.

Ndërkohë, nga sa dëgjohet nga cfarë thonë shqiptarët, turistët spanjollë nuk donin të hanin ushqimin e porositur në restorantin e Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo për shkak të shërbimit të keq, por pronari i është sulur duke i ofenduar dhe i ka ndjekur edhe pasi ata janë larguar me furgon,. duke ju hedhur mbi xham.

Shqiptarët dëgjohen të thonë se pas tyre është edhe një tjetër automjet që po i ndjek, ndërsa thonë se kishin edhe armë të ftohta. Mihal Kokëdhima tashmë është i arrestuar nga policia.

Loading...