Video po bën xhiron e rrjeteve sociale/ E vërteta e kokainës në tavolinën e Zelensky

Një video e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Ai duket duke komunikuar me disa persona para kompjuterit të tij, ndërsa pranë tij shfaqet një sasi kokaine.

Këto pamje janë publikuar nga media pro ruse, por që pas analizimit kanë rezultuar të rreme.
Në videon e manipuluar, një sasi e dukshme pluhuri i bardhë shihet pranë Zelensky-t teksa ai zhvillon një video-konferencë me Elon Musk.

Nuk kaloi shumë kohë dhe u publikua video origjinale e Zelenskyt pa kokainë në tavolinë.

Loading...