(Video) Profesori muzikës ngacmon seksualisht nxënësen – ‘Ata s’dinë të bëjnë seks…’ !

Një nxënëse e shkollës së mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier, ka denoncuar ngacmimin seksual nga ana e profesorit të muzikës, Agron Bego.

Ky i fundit ofrohet ta ndihmojë vajzën me mungesat, në këmbim të intimitetit. Në videon e publikuar nga emisioni “Stop” në Tv Klan, profesori Agron Bego thotë, se vajza nuk duhet të bëjë seks me bashkëmoshatarë, se ata nuk dinë të bëjnë seks.

Nxënësja: Ë profesor…

Profesori Agron Bego: Ngaqë s’të gjeta atje unë, edhe pooo… të merrja në telefon. Do vish në mësim?

Nxënësja: Po, vajta mora d.m.th përgjigjen e analizave, por nuk kishin dalë.

Profesori Agron Bego: Vajte për përgjigjen, aaa… në rregull. Ok!

Profesori e ftoi nxënësen në klasën e tij me pretekstin e interesimit për mungesat.

Profesori Agron Bego: Po kështu nuk ëëë.., vazhdohet. Unë kam folur gjatë edhe me Mozën, edhe me Gencin.

Nxënësja: Ëëë.., nuk mund t’i neglizhoj mësimet, sepse në fund të fundit, jetës nuk i dihet, jeta është e gjatë…

Profesori Agron Bego: Lëri hartimet!

Nxënësja: S’është se po bëj hartim. Po them atë, që mendoj unë, profesor.

Profesori Agron Bego: Ti aktualisht je e përjashtuar.

Nxënësja: Pse?

Profesori Agron Bego: Po, sepse ti e ke mbushur me mungesa yyy…

Nxënësja: O profesor! Më fal pak! Ka shumë nxënës, që po bëjnë muaj e muaj, që nuk kanë ardhur në shkollë. Si ka mundësi, që nuk janë përjashtuar?

Profesori Agron Bego: Që t’i themi gjërat troç..!

Nxënësja: Po!

Profesori Agron Bego: Në qoftë se ti do të vish rregullisht, të gjitha gjërat i rregulloj unë. Më kupton? Në qoftë se ti vjen rregullisht, do t’i rregulloj unë, do t’i fal gjitha gjërat. Në qoftë se jo, do të jem unë i pari, që do të përjashtoj nga shkolla. Mbaje mend mirë! Po kështu nuk shkohet me premtime, jo sot, jo nesër, iku mbaroi viti. Thotë populli një fjalë: ti nuk ke lënë yndyrë, në kuptimin figurativ… E kupton pra? Nuk ke lënë një… besim…
Profe 1

Në një rast tjetër, teksa nxënësja ishte në oborrin e shkollës me shoqet, profesori e thirri nga dritarja, për “t’u interesuar” sërish për mungesat. Madje i kërkoi llogari se pse nuk ia ka hapur telefonin.

Profesori Agron Bego: Mirëmëngjes!

Nxënësja: Mirëmëngjes! Po profesor!

Profesori Agron Bego: Hajde pak këtu!

Nxënësja: E kuptoj…

Profesori Agron Bego: Mos shkel në bar! Mos shkel në bar!

Nxënësja: Si …?

Profesori Agron Bego: Çfarë do bësh orën e tretë?

Nxënësja: Po, seeee…

Profesori Agron Bego: Do ikësh?

Nxënësja: Po, po! Do iki…

Profesori Agron Bego: Të tretë dhe të katërt, do ikësh?

Nxënësja: Po! Të tretë, të katërt.

Profesori Agron Bego: Prandaj po të them, që…

Nxënësja: Jo, jo! Do vij, do vij!

Profesori Agron Bego: Në rregull?

Nxënësja: Në rregull!

Profesori Agron Bego: Hape telefonin, kur të marr, se më çmende!

Nxënësja: Nuk e dëgjoj, prandaj…

Profesori Agron Bego: Tani, të lutem! Më dëgjo mua! Hidhja sytë ndonjëherë! (telefonit) Shikoje ndonjëherë, ke thirrje, apo s’ke thirrje!

Nxënësja: Në rregull!

Pas orës së tretë dhe të katërt, profesori e thirri vajzën sërish në klasën e tij. Pasi vajza shkoi, ai i kërkoi që të mbyllë derën me çelës. Profesori Agron Bego e pyeti nëse ka kryer ndonjëherë marrëdhënie seksuale. Kur nxënësja iu përgjigj negativisht, ai i tha se mendonte që ajo ka kryer raport seksual më parë.

Loading...