Videoja bëri bujë, arr estohet autori i ‘ma sakrës’ me thikë në lokal në Kavajë

Arrestohet Riza Aliu i cili ndodhej në kërkim për plagosje me thikë në Kavajë. Aliu goditi me thikë ku në ambientet e lokalit qëllonte 60-vjeçarin Besnik Çelmetën.

Sipas burimeve ai është kapur në plazh në Durrës nga policia e Kavajës. Ngjarja kriminale u regjistrua mbrëmjen e 17 shtatorit në një lokal në Kavajë.

Qytetari i identifikuar si Besnik Çelmeta, u masakrua me thikë nga shtetasi Riza Aliu.

Kamerat e sigurisë së lokalit kanë filmuar të gjithë ngjarjen e rëndë, ku autori Riza Aliu shikohet teksa hyn me nxitim në lokal duke ndjekur Besnik Çelmetën.

Pastaj autori nxjerr një thikë dhe e godet disa herë. Një tjetër person futet brenda dhe bind autorin të largohet, i cili shihet me thikë në dorë teksa lë lokalin.

Loading...