Videoja që përloti internetin: Edhe pas largimit nga jeta, nëna e këtij djaloshi “ndodhet” prane pranë tij çdo Krishtlindje.

Një djalë i ri i quajtur Phil Beastall ka bërë miliona njerëz në të gjithë botën të qajnë. Me vetëm 50 paund, ai realizoi reklamën festive të Krishtlindjeve, në formën e një filmi me metrazh të shkurtër. Me një mesazh tepër të ndjerë, videoja arriti të mbledhë në Facebook 5 milionë shikime nga mbarë bota.

Ky realizim erdhi menjeherë pas publikimit të reklamës së Krishtlindjeve nga kompania e John Lewis, të cilët çdo vit realizojnë një të tillë. Këtë herë ata kishin zgjedhur protagonist Elton John dhe reklama ishte realizuar me një buxhet prej 7 milion paundësh.

Kjo shumë, e bëri të riun Phil të publikonte këtë video të cilën ai e kishte realizuar në vitin 2014 me titull “Dashuria është një dhuratë”.

“Pasi pashë reklamën e John Lewis, doja të ndaja me ju filmin tim të Krishlindjeve, të cilin e kam bërë në vitin 2014”, ka shkruar Phil krahas videos.

Në video trajtohet historia prekëse e një të riu, i cili numëron ditët në kalendarin e tij, deri në datën e Krishtlindjeve. Edhe pse duket sikur ai pret me padurim festimin e tyre, në fakt, djaloshi pret datën 24 dhjetor për të vazhduar një traditë të përvitshme që lidhet me një tragjedi të së shkuarës. Cdo vit, në festën e Krishtlindjeve, ai dëgjon një regjistrim të lënë nga nëna e tij e cila ka humbur jetën vite më parë. Regjistrimi i fundit i lënë nga ajo për djalin e saj, është pikërisht ai i të cilin djali dëgjon në këtë video.

Një histori prekëse dhe njē realizim perfekt i përmbledhur në dy minuta video. Menjëherë kjo reklamë u bë virale në rrjetet online dhe të shumtë qenë edhe komentuesit.

“Jam në lot”, “Do të jetë Krishtlindja ime e 29-të pa mamanë time”, kanë qenë disa prej mijëra komenteve. Por veç tyre, shumë nga komentuesit kanë shprehur idenë se John Lwis duhet t’i ofrojë atij punë si regjizor ose ta pagujë për këtë video kaq të bukur.

“Nuk kam fjalë për këtë që pashë përveçse ti them John Lewis të pushojë të gjithë skuadrën e tij të reklamave dhe të marri këtë njeri në punë”, “Reklama më e mirë që kam parë ndonjëherë, ndoshta John Lewis duhet të paguajë këtë njeri 1 milion paund”, janë dy prej komenteve të panumërta.

Pas këtyre reagimeve Phil është shprehur: ”Shumë prej tyre thonë që i ka prekur dhe i ka bërë që ta përballojnë më mirë humbjet që kanë pasur në jetë, kjo është e mrekullueshme. Nuk e prisja këtë reagim masiv, ta mendosh sa shumë njerëzit po marrin nga ky film. Ata e pëlqejnë sepse është historia në qendër të të gjithë realizimit, nuk ke nevojë gjithmonë për një buxhet të stërmadh, vetëm një rrëfim të vërtetë që përçon mesazhin. Publiku nuk do më ti shesësh gjëra që i kanë parë, duan gjëra reale.”

I pyetur se si do të vepronte nëse John Lewis do t’i ofronte punën si regjizor ai ka thënë se do ta pranonte në çast, sepse qëllimi i tij nuk ishte ti dilte atij kundra por ti tregonte njerëzve se duhet të kujdesen për njëri tjetrin dhe gjithashtu duhet të jenë mirënjohës për gjërat që kanë në jetë.

Më poshtë gjeni videon e realizuar prej Phil Beastall , por përpara se ta shihni sigurohuni të merrni facoletat pranë vetes për të fshirë lotët.

Loading...