Në fshatin Theth, në Zonën e Mbrojtur të Qarkut Shkodër, këto ditë është ngritur dhe është vënë në funksionim Qendra e Vizitorëve në Parkun Kombëtar të Thethit, më e reja që i shtohet qendrave të tjera në zonat e mbrojtura.
Për këtë qendër në ndihmë të turizmit është shprehur dhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi i cili shpjegon se :”E ndërtuar me fondet e ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, pajisur me mbështetjen e agjencisë gjermane GIZ, ajo është lehtësisht e aksesueshme për çdo turist, duke ndihmuar me informacione të nevojshme për parkun dhe shtigjet që mund të ndiqen”.
Deri më sot janë ndërtuar dhe rikonstruktuar mbi 10 qendra vizitorësh të cilat janë shndërruar në pika referimi, informacioni dhe shërbimi për turistët vendas e të huaj.
ATSH Nga Nikolla Lena