Vijojnë lëvizjet në Policinë e Shtetit.
Mësohet se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka firmosur jo pak, por plot 10 lëvizje në Policinë e Tiranës dhe drejtoritë e rretheve.
Pas shkarkimit të Kastriot Skënderajt si drejtor i Policisë së Tiranës, lëvizjet vijojnë edhe në komisariate.
Kështu burimet saktësojnë se shef i komisaratit nr. 3 në Tiranë është emëruar Edmond Meshini. Gjithashtu Ylli Doda është emëruar shef Komisariati në Tiranë.
Lëvizje ka edhe në policinë e Rrëshenit ku Alfred Cenaj është emëruar shef komisariati. Edhe shefat e komisariateve në Durrës, Lushnje, Elbasan etj, janë shkarkuar.
Syrja Bellaj është emëruar ditën e djeshme në krye të Komisaritatit të Sarandës. Bellaj ka mbajtur detyrë në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë si ekspert i kriminalistikës.
Gjithashtu Drejtori i Policisë Durrësit Alfred Çepe pritet të largohet nga detyra.
Gjithashtu janë edhe më shumë se 30 lëvizje të tjera në Polici që janë firmosur, por mbahen të fshehta nga drejtuesit e Policisë. /Mapo