Gazetari i njohur në vend, Arian Çani, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka vlerësuar këngëtaren Arilena Ara, e cila rrëmbeu vendin e parë, me një diferencë të vogël pikësh dhe thotë se producentja, Vera Grabocka “shpëtoi fytyrën”, pasi nuk e mori çmimin “ajo tjetra”, duke iu referuar Elvana Gjatës.
“Mora vesh që fituese u shpall Arilena. Bravo. Te paktën Grabua e shpëtojë fytyrën. Se ndryshe do ishte skandal. Bravo Arilena. Super këngëtare. Shyqyr që s’e mori ajo tjetra se do ishte turp i madh. Grabua u tregua e kujdesshme dhe anulloi fituesen që përflitej me kohë”, shkruan Çani në rrjetet sociale.
Loading...