IKMT vijon operacioni në bregdet për të shembur objektet e paligjshme të ndërtuara pa leje përkatëse.
Në Velipojë janë prishur së fundmi 10 objekte, kurse në Ksamil 18 të tilla.
Po ashtu po punohet për largimin e interteve teksa s’ka pasur kundërshtime apo incidente nga banorët në dy zonat.
NJOFTIMI NGA IKMT
Inspektorati
Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit – IKMT
Operacioni në bregdet, 10 objekte të prishura në Velipojë, 18 në Ksamil.
Nis pastrimi i inerteve
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit prej të hënës ka nisur operacionin për pastrimin e bregdetit nga objektet e paligjshme. Operacioni ka nisur në Ksamil dhe Velipojë, për të vijuar më pas në zonat e tjera. Në Velipojë, janë prishur 10 objekte të paligjshme, ndërkohë që po punohet intensivisht me mjetet e IKMT dhe ushtrisë për pastrimin e inerteve. Në Ksamil janë prishur 18 objekte pa leje si dhe po bëhet largimi i inerteve. Gjatë punës së IKMT në të dy zonat nuk ka pasur incidente me banorët. (Shifrat nuk përfshijnë objektet e prishura nga vetë banorët).