Vijon prishja e dhjetëra objekteve në Ksamil e Velipojë, asnjë rezistencë nga banorët

Edhe këtë të martë Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vazhduar me prishjet e ndërtimeve pa leje në bregdet.

Në zonën e Ksamilit janë parashikuar të shemben afro 11 objekte.
Deri më tani nuk raportohet për probleme me banorët e zonës, pavarësisht se një pjesë të tyre e kanë cilësuar si të padrejtë aksionin e IKMT.

Ndërkohë në Velipojë operacioni po vazhdon me ritme më të ngadalta.

Në total në këto dy zona janë planifikuar të shemben rreth 45 objekte pa leje.

Loading...