Vijon puna për rikualifikimin urban të qendrës historike të Vlorës

Qendra historike e Vlorës ndërthur diversitetin dhe bashkëjetesën e kulturave, feve dhe është pjesë e së përditshmes dhe e historisë.Vijon puna për rikualifikimin e zonës urbane pranë qendrës së qytetit të Vlorës.

Ecuria e punimeve në qytetin e Vlorës mbikëqyret në mënyrë të vazhdueshme nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, AADF, Bashkia Vlorë dhe studio projektuese.

Ky projekt bëhet i mundur falë bashkëpunimit teknik dhe financiar të Albanian-American Development Foundation. Projekti synon shndërrimin e kësaj zone në një pikë aktraktive për turistët, si dhe një mundësi më shumë zhvillimi për bizneset vendase.

Brenda kufijve të zonës së projektit ndodhen disa monumente kulture të kategorisë së parë si edhe rruga më e rëndësishme e qytetit për nga vlerat arkitektonike‐historike që mbart: rruga “Justin Godard”. Rruga Justin Godard ka qënë rruga kryesore e qytetit në periudhën e Rilindjes së Pavarësisë Kombëtare./atsh

Loading...