Vilma Bello: Dëgjoni zërin tuaj, studentë, dhe përfaqësohuni ku duhet!

Vilma Bello

Sa eshte e duhur qe zeri studentor, zeri me energjik e shpresedhenes, duhet te beje te vertete dialogun, duke e pranuar dhe respektuar ate? Plotesisht e duhur!
Dialogu do te mundesoje jo vetem permbushjen e kerkesave te studenteve, por shume me teper; eshte garanci per cilesi per universitetet tona, qasje te re, me cilesore, me meritokratike, shpresedhenese per te ardhmen e te rinjve e per Universitetin.

Sa eshte i duhur hezitimi e mosbesimi i studenteve, i mbartur nder vite? Aspak! Nuk ka ze me te drejtperdrejte e me energjik se sa zeri i rinise.

Sa eshte i duhur fjalesi hera-heres cenues i disa studenteve ndaj shokeve te tyre (duke etiketuar si “tradhetar” kedo student qe e kerkon dialogun) per te mos lejuar komunikimin?
E paduhur! Eshte e drejta e kujtdo te kerkoje, te ulet, te dialogoje per zgjidhje dhe kjo nuk eshte herezí, perkundrazi.

Perfaqesojeni zerin tuaj, studente, drejtperdrejt, duke dialoguar! Sot eshte koha qe kerkon te shfaqeni ne lartesine qe jeni, duke u bere pjese e reformimit kaq te rendesishem te universiteteve tona.
Degjoni zerin tuaj, studente, dhe perfaqesohuni ku duhet!- Laberianews

Loading...