“Libri është portë prej nga mund t’i shpëtosh realitetit duke qenë brenda tij. Udhëtim pa shpenzime me shumë më tepër emocione dhe njohje.” – shkruan Bello ndër të tjera.
Statusi i plotë:
“Gëzuar ditën e librit! ✍️✍️✍️
Kjo është ditë për memorien që ruhet në fletën e tij, për udhëtimin që mund të besh me të, për zgjerimin e botës e njohjen e tjetrit dhe, sidomos, për njohjen e vetes.
Libri është portë prej nga mund t’i shpëtosh realitetit duke qenë brenda tij. Udhëtim pa shpenzime me shumë më tepër emocione dhe njohje.
Gëzuar ditën e librit prej letre, me fletët e zverdhura nga koha, me aromën e së shkuarës mes fletëve të tij dhe me frymëmarrjen e botëve imagjinare ku Don Kishoti, Makbethi etj jetojnë.”
@laberianews