VIP-at kujtojnë Dr Florin, me rastin e ditëlindjes së tij

Para 6 vitesh u nda nga jeta artisti shumë i dashur për publikun, Dr Flori.

Ndonëse ditët, muajt e vitet kalojnë, ai është gdhendur njëherë e përgjithmonë në mendjet dhe zemrat e njerëzve që kanë pasur mundësine e artë për ta njohur, kryesisht familja dhe miqtë e ngushtë.

Nëse do të ishte gjallë Dr Flori sot do të festonte ditëlindjen e 41-të.

Në këtë ditë të shënuar kolegët e tij, miqtë dhe të afërmit, e kanë kujtuar të ndjerin me anë të fotove të publikuara në rrjete sociale.

Miku i tij më i mirë dhe pjesëtari i grupit muzikor West Side Family, Landi Hysi, ka publikuar një foto të Dr Florit në Instagram dhe ka shkruar ditën e tij të lindjes: 28 Shkurt 1979.

Një tjetër personazh që e ka kujtuar është Turjan Hysko. Në një postim në Instastory ai shkruan: “Sot lindi bobi, dhe nuk ka për t’u harruar kurrë, Dr Flori!”

Anëtari tjetër i West Side Family-t, Armir Shahini, po ashtu e ka kujtuar. Ai ka publikuar një foto të të ndjerit në profilin e tij të Instagramit dhe shkruan “Sot është ditëlindja jote!”

Loading...