Në Japoni, 61 pasagjerë në një anije lundrimi ndalur në portin e Yokohama janë diagnostikuar me virusin, raporton Associated Press. Njëzet persona me virus tashmë janë larguar nga anija, ku 3.700 pasagjerë po futen ne karantine.
AP raporton gjithashtu se Dr. Li Wenliang, 34 vjeç, i cili u “shenjestrua” nga policia në Kinë për “përhapjen e thashethemeve” kur u përpoq të paralajmeronte rreth virusit ka vdekur nga sëmundja. Wenliang punoi në një spital në provincën Wuhan, zona ku filloi shpërthimi.
“Nëse zyrtarët do të kishin zbuluar informacionet rreth epidemisë më parë, unë mendoj se do të kishte qenë shumë më mirë,” tha Li në një intervistë me New York Times përmes mesazheve me tekst. “Duhet të ketë më shumë transparencë”, tha ai.
Raportet e USA Today thonë se virusi ka qenë kryesisht në kontinentin kinez, me vetëm mbi 300 raste të raportuara në vende te tjera. Dymbëdhjetë raste janë diagnostikuar në Sh.B.A, dhe ka pasur një vdekje në Hong Kong dhe një në Filipine, raporton USA Today.
Megjithatë, Times raporton se Organizata Botërore e Shëndetit po përqendrohet në përcaktimin se si të diagnostikojë shpejt virusin në mënyrë që të parandalojë përhapjen e tij. OBSH po dërgon 250,000 teste në të gjithë botën për të ndihmuar në shpejtimin e diagnozave, raporton Times.
Studiuesit po punojnë për të zhvilluar një vaksinë për virusin, raporton AP, por testimi mund të mos fillojë deri në prill dhe mund të jetë një vit para se një vaksinë të jetë e gatshme për përdorim të gjerë.