Pas inspektimit të investimeve në Ujësjellësin e Bovillës, kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij duke këshilluar të gjithë qytetarët që të mbajnë maskat.
“Po e filloj me maskat dhe për t’ju kujtuar të gjithëve që maska të vendoset në ambiente të mbyllura për të mbrojtur veten dhe të tjerët dhe mos e humbisni veten nga numrat, ishte e pritshme të rriten. Ajo që është fare e qartë është që në kushtet e reja të krijuara do mësohemi të bashkëjetojmë ose do të biem viktima të budallallëkut tonë.
Në luftën me budallallëkun do e bëj secili, qeveria do të bëjë maksimumin, por në luftën me budallallëkun është individi që duhet të jap kontributin e tij nëse nuk do të bie viktimë. Virusi nuk ka këmbë, por përdor budallallëkun”, tha Rama.