Monika Kryemadhi iu ka premtuar të rinjve të kryeqytetit se LSI do ta rrisë buxhetin për arsimin në nivelin 5%. Gjatë takimeve me të rinj në zonën e Kombinatit dhe Astirit, Kryemadhi shpjegoi se arsimi është prioritet për LSI, që sipas saj është forca e të rinjve.
“Një tjetër investim i yni është taksa 1 për qind që ne kemi vënë për të ardhmen. Duket si e vogël por krijon një efekt, një impakt goxha të madh për buxhetin për arsimin.”
Kryemadhi ka deklaruar se programi “Nga bebja në bebe” është plotësisht i realizueshëm
“Kjo realizohet shumë thjeshtë me një vendim parlamenti, sepse nuk ka parti politike që të jetë kundër rritjes së lindshmërisë së shqiptarëve, rrit profesionalisht dhe ekonomikisht të rinjtë dhe nga 25 mijë dollarë, mund ta bësh dhe 50 mijë, apo 70 mijë nëse ka vullnet politik.”
Kryetarja e LSI ka sulmuar edhe liderin e mazhorancës Rama, i cili sipas saj nuk ka program.
“Ai vesh pantoflat e kuqe, xhaketat e kuqe, i fut edhe një fustan dhe mendon se kështu do të pasurohen shqiptarët. Sepse mendon se kështu do të krijojë vende pune, mendon se kështu do të krijojë hapësira për të rinjtë. Prandaj, më 25 prill Arla, si votuese për herë të parë që je ngule votën mirë për të ardhmen tënde.”
LSI dhe PD kanë vendosur të bashkohen në një aleancë kundër Partisë Socialiste. Të dyja kanë shpallur programin e tyre qeverisës, por deri më tani është e paqartë se cilat nga propozimet për taksat, arsimin apo bebet do të zbatohen ato të PD apo ato të LSI.