Vizita e parë pas operacionit antikanabis 9 vite më parë, Rama bën ‘paqe’ me Lazaratin

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Lazarat për të vijuar turin e falënderimeve pas fitores së socialistëve në zgjedhjet e 14 majit.

Rama është takuar me një grup banorësh në Qendrën e përpunimit të bimëve medicinale të inauguruar dy dite më parë.
“Lazarat, Gjirokastër – Aty ku sapo ka nisur punën qendra e re e grumbullimit dhe përpunimit të bimëve medicinale, nën drejtimin e bashkisë, me përfshirjen e disa profesionistëve të rinj të zonës, si edhe krijimin e Shoqatës së Bashkuar Bujqësore, e cila aktualisht numëron 30 fermerë” – shkruan Rama teksa publikon pamjet.

Loading...