Vizitoni Shqipërinë europiane

Shqipëria! Këtë verë, më në fund arrita të kaloj ca kohë atje dhe të shoh se si ka përparuar vendi. Dhe ia dola. Sheshi ”Skënderbej” është shndërruar në një qendër të vërtetë urbane, rrugët dhe autostradat janë duke përparuar, ndërkohë që plazhet e Vlorës dhe Sarandës po mbushen, shkruan thenewfederalist.eu.

Turizmi do të ndihmojë në përmirësimin e imazhit të vendit. Ata që vijnë në këtë pjesë relativisht të panjohur të Europës do të shohin se ajo përshtatet në mënyrë të përkryer midis Malit të Zi dhe Greqisë, kulturalisht, kulinarisht dhe skenikisht.

Populli? I këndshëm dhe krenar. Shembull janë besimet e ndryshme që bashkëjetojnë krah për krah në këtë shtet krejtësisht laik, historia e të cilit daton që nga antikiteti, tek ilirët dhe romakët, venedikasit dhe osmanët. Heroi kombëtar Skënderbeu, dikur një komandant osman, bashkoi popullin e tij kundër kësaj perandorie. Pas vdekjes së tij, megjithatë, një pjesë e madhe e popullsisë emigroi në Itali, ku një pakicë shqiptare jeton dhe ruan zakonet edhe sot. Lidhja vazhdon gjatë shekujve, derisa vendi përfundimisht u zhyt në një shtet vasal të Musolinit, përpara se të binte në duart e komunizmit gjatë shekullit XX. Italishtja mbetet një gjuhë gjerësisht e folur.

Në përgjithësi, njerëzit duket se janë kompetentë në disa gjuhë të huaja. Unë flas me miqtë dhe të njohurit e mi në anglisht dhe gjermanisht pa asnjë problem. Shumë prej tyre kanë jetuar jashtë vendit. Pasardhësit e diasporës së famshme kosovaro-shqiptare përfshijnë yjet pop star si Rita Ora, Dua Lipa dhe Era Istrefi.

Ky vend ofron mbi të gjitha, lokalet e natës, një vilë elegante të viteve ’30, apo një bar në tarracë ku shihet gjithë qyteti si dhe diskoteka në plazhe. Por, jashtë vendit të tyre, shqiptarët përballen kryesisht me paragjykime, siç është tendenca ndaj dhunës. Por, edhe në qoftë se argumentet mund të bëhen paksa të zhurmshme këtu mbizotëron një parim: ji i respektueshëm dhe do të kesh respektin më të madh.

Familja është një nder i lartë dhe të takosh familjen e dikujt është nderi më i madh. Më dha këtë ndjesi gjatë qëndrimit tim: arrita ta çoj makinën me qira në qendër të Krujës, një qytet malor skenik dhe historikisht i rëndësishëm. Pastaj më shoqëroi një miku im nëpër ato rrugë të tmerrshme të ngushta. E megjithatë… nuk ndihesha në rrezik në asnjë moment.

Kur mbërritëm, tavolina ishte shtruar bujarisht. Vajza e shokut tim do të ketë një jetë të mrekullueshme, mendova. Përkundrazi, jeta e vështirë e ka lënë shenjën mbi prindërit e saj. Megjithatë, ka një pamje të optimizmit në sytë e tyre. Pse jo? Gjatë sundimit të diktatorit Hoxha, babai i tij u burgos, ai tani është i ulur në kopshtin e shtëpisë së tij në shpatet e Krujës, që njerëzit do ta kishin zili në Europën Qendrore, dhe vëzhgon në drejtim të Kepit të Rodonit që shkëlqen nga rrezet e diellit. Kush mund t’i fajësonte ata për optimizmin e tyre?

Shqipëria është duke u zhvilluar. Mënyra se si po shkon udhëtimi duket se është e qartë: Europa. Megjithatë, njerëzit vazhdojnë të flasin për atë nga një distancë, ata ende nuk e shohin atë si një pjesë të tyren.

Historia e paradokohshme e Shqipërisë është tipike për rajonin: e kontrolluar prej kohësh nga një njeri i plotfuqishëm, populli përmbysi regjimin në fillim të viteve 1990 duke shembur statujën e diktatorit (Hoxha vdiq në vitin 1985). Por, vendi ishte i izoluar ndërkombëtarisht, pasi Hoxha kishte kishte prishur marrëdhëniet me Stalinin dhe Titon.

Ndërkohë, shqiptarët kanë filluar të merren me të kaluarën e tyre. Dy nga bunkerët e shumtë të Hoxhës, të ngritura në të gjithë vendin, janë shndërruar në muze që merren me mizoritë e shekullit të kaluar. Pashë ish-autobusët e qytetit tim, Vjenës, por gjeta edhe një dyqan me salsiçe vjeneze në Tiranë.

Tani Shqipëria është një partner i besueshëm i NATO-s dhe bashkëpunon në shumë fusha të tjera me fqinjët e saj europianë, ajo ka edhe një konsensus në rrugën drejt anëtarësimit të vendit në BE. Megjithatë, njerëzit janë të vetëdijshëm se ka ende një rrugë të gjatë për të bërë. Ata denoncojnë atë që është e gabuar në vendin e tyre, korrupsionin.

Por ata pyesin: kush, nëse jo në Europë, do të na ndihmojë?

Një ankesë që nuk duhet të mbetet e padëgjuar. Fuqitë globale dhe rajonale tashmë janë duke ndikuar në Ballkanin Perëndimor. Turqia po investon në objekte fetare, aeroportet drejtohen me para’ kineze (ndërkohë ka edhe restorante të mira kineze në Tiranë, ndër të tjera). Nuk është aspak e keqe, vendi ka nevojë për investime: Europa nuk duhet thjesht ta humbasë. Tërheqja e saj nuk është zhdukur dhe prandaj do të jetë i kënaqësi që BE do të fillojë negociatat e pranimit me shtetin e vogël në mes të vitit 2019.

Kjo do të jetë një rrugë e gjatë, e vështirë. Por, një rrugë që ia vlen të ndërmerret. Sepse një gjë është e qartë: Shqipëria është Europë, shqiptarët janë europianë të vërtetë. Nuk duhet ta harrojmë”, shkruan thenewfederalist.eu.ATSH

Loading...