Vjen deklarata shokuese nga qeveria greke: ‘Zotohemi se do përdorim çdo mjet për parandalimin e hyrjes së Shqipërisë në BE’

Ministri i Shtetit dhe përfaqësuesi i qeverisë Akis Skertsos u zotua para pak në konferencën për shtyp ndaj gazetarëve të politikës se qeveria greke do të përdorë çdo mjet për të parandaluar hyrjen e Shqipërisë në BE nëse situata në Himarë nuk qetësohet.

Z. Skertsos e cilësoi “të papranueshme dhe të pallogjikshme sjelljen e Tiranës zyrtare për të burgosur kandidatin për kryebashkiak të Himarës Fredi Belerin , dy ditë para zgjedhjeve”.

“Nëse situata nuk qetësohet, siç theksoi zoti Mitsotakis, Greqia do të përdorë çdo mjet që ka në dispozicion për të bllokuar rrugën evropiane të Shqipërisë.

Do të ketë pasoja jo vetëm në marrëdhëniet greko-shqiptare, por edhe në ecurinë e pranimit të Tiranës në Bashkimin Evropian, të cilën Greqia e ka mbështetur deri tani.

Lajmet që vijnë nga Shqipëria se zoti Beleris ka mbizotëruar përfundimisht, shtojnë presionin ndaj Tiranës për të ndryshuar qëndrim”, ka nënvizuar përfaqësuesi i qeverisë greke.

Loading...