Që prej nisjes së aplikimit të reformës në Drejtësi kupola e lartë e kr.imit dhe vegat e saj u tronditën. Duke pasur parasysh se çfarë zullumesh kishin bërë dhe si i kishin feshehur deri më tani e vetjma gjë që kishin në dorë ishte vendosja e shkopinjve nën rrota për pengimin e saj, por pa sukses.
Ndërkombëtarët i hynë me disa njerëz të besuar kësaj nisme pa kthim dhe një prej tyre ishte edhe kryeprokurorja Arta Marku. E heshtur dhe jashtë vëmendjes mediatike, por taktike dhe bashkëpunuese me agjensitë ndërkombëtare për zbërthimin deri në fijet fundore të lidhjeve të kr.imit.
Arta Marku ka urdhëruar hapjen e të gjitha dosjeve për këdo që është dënuar, ka qenë në hetim apo është në proces për akuzat e korrupsionit dhe kr.imit të organizuar. Të gjitha prokuroritë janë udhëzuar që të dorëzojnë të gjitha materialet hetimore.
Nga ana tjetër janë përcaktuar dhe veprat penale për të cilat do ketë hetim pasuror. Bëhet fjalë për 32 vepra penale, mes të cilave ajo e shpërdorimit të detyrës, korrupsioni i zyrtarëve të lartë, shkelja e barazisë në tendera dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me abuzimin e detyrës. Me këtë përcaktim, duket se do të ketë hetim pasuror për qindra zyrtarë të lartë.
Shumë janë deputetë e ish-ministra të akuzuar për shpërdorim detyre, korrupsion dhe abuzime me detyrën. Ka shumë zyrtarë të administratës që janë kallëzuar nga ILDKP dhe KLSH po për abuzime me detyrën. Kushdo që është dënuar dhe nuk i është sekuestruar pasuria, por dhe ata që janë hetuar dhe ja kanë hedhur paq, do kalojnë në sitë.
Pra bëhet fjalë për shpartallim edhe të bazës së kr.imit, pasi për kupolën fati është përcaktuar…