Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij ka treguar dhe një pjesë të historisë së sheikut Mohamed Alabbar, i cili do të financojë në portin e Durrësit.
Rama ka thënë se ai vjen nga një familje e varfër teksa ka shtuar se nuk është trashgimtar i ndonjë familjeje mbretërore.
Pas fjalimit Rama e ka përqafuar sheikun, teksa ky i fundit po ngjitej në podium për të mbajtur fjalimin.
“Nuk i kam marrë leje, por jam i bindur se lidhet me fëmijërinë e tij. Më ka treguar se jetonte në varfëri. Nuk është trashëgimtar, është njëri i zakonshëm, nga një familje e varfër dhe arriti të jetë njëri prej atyre që e kthyen shkretëtirën në një minierë. Më ka thënë që mua në majë më ngjiti dashuria dhe mirënjohja për nënën time. Dhe unë do të vij e do të rri në Shqipëri, e do të të ndihmoj që njësoj siç ka ndodhur me shumë familje dhe njerëz jo të pasur në tokën time, të ndodhë edhe në tokën tënde .”- tha Rama.
Sakaq sheiku në fjalën e tij i garantoi qytetarët që projekti do të bëhet me shumë dashuri dhe se në qendër të tij janë njerëzit.
“Rrallë gjej njerëz si ju, që në qendër vënë njerëzit. Nëse nuk ngremë lart jetën njerëzore, shpirtin njerëzor, atëherë nuk kemi sukses. Unë kam bërë shumë gabime, por tani mendoj që jam më i fortë se kurrë.
Ta dini që kjo do të bëhet me shumë dashuri, me shumë kujdes. Kur shoh përpjekjet që vëllait tim të dashur, kryeministrit që i bën duke vendosur shpirtin më bëjnë më entuziast për të marrë pjesë në këtë projekt. Kam ardhur disa herë në Durrës, u mërzita për shkak të ndotjes që gjenerohet nga porti. Duhet ta respektojmë mjedisin.
Me gjithë këto, dua të them, hoteleve, u premtoj që janë heronj të mirfilltë që kanë punuar gjatë gjithë këtyre viteve…”– tha Mohamed Alabbar.